10 mijë raste aktive me COVID në Kosovë, pritet shtrëngimi i masave

10 mijë raste aktive me COVID në Kosovë, pritet shtrëngimi i masave

Ambulanca Infektive në Kosovë

Autoritetet në Kosovë thanë se një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 2 mijë e 708 raste të të prekurve nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë tha se numri i të infektuarve u konfirmua pas 10 mijë e 883 testeve, që do të thotë se afro 25 për qind e të testuarve dolën pozitiv.

Një rritje e tillë e numrit të të infektuarve nuk është parë që nga muaji gusht i vitit të kaluar, kur Kosova u përball me situatën më të rëndë shëndetësore. Nga data 1 janar e deri më sot janë regjistruar 10 mijë e 856 raste te reja. Kosova në total ka 9,771 raste aktive me koronavirus.

Nga janari gjashtë veta kanë humbur jetën nga pasojat e sëmundjes, duke e çuar në 2 mijë 996 numrin e atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë. Më herët gjatë ditës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se pothuajse të gjitha rastet e reja janë të prekur nga varianti Omicron i koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi përditësim të masave kufizuese. Në një takim të Komitetit për Bashkërendim dhe Vlerësim të situatës me pandeminë, ai tha se “masat e reja kufizuese duhet të synojnë ngadalësimin e rritjes së shkallës së infektimit”.

Që nga tetori i vitit të kaluar janë në fuqi masat e ndalimit te lëvizjes së qytetarëve nga mesnata deri në orën 05:00, ndërsa kafenetë e restorantet punojnë deri në oren 23:00. Që nga 3 janari kushdo që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet të dëshmojë se është vaksinuar me dy doza kundër COVID-19, apo të paraqesë një test negativ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari

Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari