Kosovë/ 11 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 317 raste aktive me COVID

Kosovë/ 11 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 317 raste aktive me COVID

Ambulanca Infektive në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus nga 1,734 testime të kryera. Fatmirësisht edhe gjatë këtyre 24 orëve, ashtu si prej disa ditësh, nuk ka asnjë rast fataliteti.

8 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 157,941 që prej fillimit të pandemisë. Në të gjithë vendin mësohet se janë 317 raste aktive me COVID.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1,837 doza vaksine ndërsa që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,651,845 doza vaksine.

Sakaq, 775,898 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës. Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të lehtë të infektimeve.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër