Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga 1,984 testime të kryera. Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asgjë viktimë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 331 raste aktive me COVID.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 1,530 doza vaksine. Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,662,553 doza vaksine.
779,481 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat. Sakaq, 3 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157,991 që prej fillimit të pandemisë.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova vijon të ketë shifra të qëndrueshme sa i përket infektimeve dhe viktimave.