Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 144 raste të reja me koronavirus nga 3,908 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,121 që prej fillimit të pandemisë. Sakaq, në të gjithë Kosovën mësohet se janë 997 raste aktive me COVID.
Gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 4,010 doza vaksine. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,687,782 doza vaksine. Sipas autoriteteve shëndetësore 788,240 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.
Kosova vijon të ketë shifra të qëndrueshme infektimesh nga koronavirusi krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Varianti Omicron është përhapur në të gjithë botën duke shkaktuar një valë të re infektimesh.