MITROVICE- Dy ushtarë të NATO-s janë plagosur sot me armë zjarri në përplasje me serbët protestues në në Jagnjenicë të Zubin Potokut. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zëdhënësi I trupave të NATO-s.

Përleshjet janë regjistruar në mëngjes, kur ushtarët e NATO-s kanë nisur punën për heqjen e një prej barrikadave që serbët kanë ngritur që prej korrikut, në shenjë proteste kundër shtrimit të autorietetit të qeverisë së Prishtinës.

Forcat e KFOR-it e kanë hequr barrikadën dhe kanë përdorur gazin lotsjellës kundër turmës së protestuesve, e cila kundërshtonte aksionin e forcave paqeruajtëse.
KFOR bën të ditur se situate është nën kontroll.
Ky nuk është rasti i parë vetëm pak ditë më parë në një aksion tjetër të KFOR, për heqjen e barrikadave, u plagosën 21 ushtarë të NATO-s.