KOSOVË- Dy persona kanë ndërruar jetë dhe 8 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. 2 viktimat janë identifikuar në qytetin e Gjilanit dhe Pejës.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 7 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.412 qytetarë kanë arritur ta fitojën luftën me koronavirusin.
Numri total i infektimeve ka shkuar 107.827, ndërkohë që ai i viktimave është 2.264 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, 151 qytetarë janë aktivë me koronavirusin në të gjithë vendin.
5.271 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë, ndërsa deri më tani janë vaksinuar 243.428.
Komente

