Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2,243 raste të reja me koronavirus nga 8,416 testime të kryera.

Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 465 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 1,861 doza vaksine.

Në të gjithë vendin raportohet se janë 19,519 raste aktive me COVID