Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3,617 raste të reja me koronavirus nga 13,928 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,344 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin janë 31,021 raste aktive me COVID. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektimeve dhe viktimave.
Dje u regjistruan 3,917 raste dhe 6 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 4,316 doza vaksine ndërsa 804,251 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.
Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,769,170 doza vaksine.