Kosova vazhdon të ngelet një vatër e nxehtë infeksioni
Koronavirusi vazhdon të rritet fuqishëm pavarësisht masave të marra.
Gjatë 24 orëve të fundit, fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 5 persona si dhe kanë rezutuar pozitive me Covid-19.
Numri i viktimave ka rene lehte në krahasim me një ditë më parë por numri i të infektuarëve vazhdon të rritet.
Në këtë hark kohor janë kryer 1.559 testime dhe prej tyre kanë rezultuar pozitive 596 persona
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).
Lajmi i mirë është që gjatë orëve të fundit janë sheruar 136 paciente dhe numri ne total i te shëruarve shkon në 16.362 raste
KOSOVË- Shërohet nga COVID-19 ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i lëvizjes së Vetëvendosje, Albin Kurti. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.
Më 28 tetor Albin Kurti njoftoi në rrjetin e tij social Facebook se kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe se kishte simptoma të lehta.
Në Kosovë është duke vazhduar rritja kolosale e rasteve me koronavirus, ku deri më tani konfirmohen 773 viktima, 16.362 të shëruar, 25388 të infektuar.