Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus nga 1,563 testime të kryera.
Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 4 qytetarë janë shëruar ndërsa në të gjithë vendin janë 324 raste aktive me COVID.
Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2,777 doza vaksine ndërsa që prej fillimit të vaksinimit janë dhënë 1,624,584 doza.
Komento