Kosovë/ 424 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 2,992 raste aktive me COVID

Kosovë/ 424 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 2,992 raste aktive me COVID

Ambulanca Infektive në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 424 raste të reja me koronavirus nga 6,360 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar nga koronavirusi 89 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,284 që prej fillimit të pandemisë.

Sakaq, mësohet se në të gjithë vendin janë 2,992 raste aktive me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 3,189 qytetarë ndërsa 792,605 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,701,091 doza të vaksinës. Kosova vijon të ketë shifra të qëndrueshme infektimesh dhe viktimash nga COVID krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari

Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari