Kosovë/ 9 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 314 raste aktive me COVID

Kosovë/ 9 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 314 raste aktive me COVID

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 9 raste të reja me koronavirus nga 1,802 testime të kryera. Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Në të gjithë vendin mësohet se janë 314 raste aktive me COVID. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2,096 doza vaksine.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,656,937 doza vaksine. Sakaq, 777,730 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Ndër të tjera Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157,971 që prej fillimit të pandemisë.

Kosova vijon të ketë një situatë të qendrueshme pandemike krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh