/ATSH/.- Me përkrahjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, dhe Shoqatat Familjare të Personave të Zhdukur, organizojnë përkujtimin e 'Javës për Personat e Zhdukur'.
'Java për Personat e Zhdukur', organizohet në prag të 27 Prillit - Dita e të Zhdukurve të Kosovës. Në Kosovë, 16 vjet pas luftës, janë ende 1655 të zhdukur të pagjetur.
Këshilli Organizativ, ka përpiluar axhendën e aktiviteteve, që fillojnë nga sot, më 21 prill 2015, deri më 27 prill 2015, më qëllim të sensibilizimit dhe informimit të drejtë të opinionit vendor dhe ndërkombëtar, mbi procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë.
Axhenda për përkujtimin e 'Javës së të Zhdukurve' :
21 Prill, ora 11:00 në Hotel 'Sirius' do të zhvillohet tryezë diskutimi, dedikuar çështjes së personave të pagjetur; në 22 prill ora 11:00, homazhe dhe vizita në Prekaz ; Mitrovicë ; Vushtrri ; në 23 prill nga ora 11:00 homazhe dhe vizita në Raçak; dhe Kaçanik ; në 24 prill në orën 11:00, homazhe dhe vizita në Suharekë; Krushë e Vogël ; Krushë e Madhe ; Malishevë ; 25 prill nga ora 11:00 - Homazhe dhe vizita në Klinë, Pejë ; Deçan ; 27 prill në orën 10:00 seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dedikuar çështjes së personave të pagjetur, dhe zbulimi i Përmendores 'ATYRE QË NA MUNGOJNË' , ndërsa në orën 13:00
homazhe në Mejë, të Gjakovës.
/Shqiptarja.com