/ATSH/.- Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate të përbashkët për shtyp theksojnë se dhuna në protesta është jo ligjore dhe e papranueshme. "E drejta për t'u mbledhur në mënyrë paqësore dhe për t'iu bashkuar në mënyrë vullnetare bashkëqytetarëve për të demonstruar është vendimtare për një demokraci funksionale. Megjithatë dhuna në protesta është jo ligjore dhe e papranueshme. Për këtë arsye ne i dënojmë aktet e vandalizmit nga një grup protestuesish më 24 janar ndaj pronës publike dhe private si dhe frikësimin e ekipeve televizive, që poashtu është në kundërshim me parimet e lirisë së medieve", theksohet në deklaratën e përbashkët.
Ne, vijon deklarata, u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës për të ushtruar me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike.
/Shqiptarja.com
Ne, vijon deklarata, u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës për të ushtruar me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike.









