Kosovë/ Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte 

Kosovë/ Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte 

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar më 15 dhjetor një person nga komuniteti serb, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, është thënë në një komunikatë për media të këtij institucioni.

Arrestimi i tij është thënë të jetë bërë bazuar në deklaratat e dëshmitarëve dhe informacioneve në rrugë operative. Me vendim të prokurorit, i ndaluari është dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.

Ndërkohë, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka thënë se i arrestuari është ish-polici serb, Sllogjan Trajkoviq.

“Si po shfaqen papritmas provat kundër serbëve, sapo u larguan nga institucionet, e që nuk ekzistonin derisa ishin pjesë e institucioneve të Kosovës", ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Që nga fillimi i muajit nëntor, pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës në katër komunat e banuara me shumicë serbe, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen