Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, regjistrohen 12 raste te reja me COVID-19

Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, regjistrohen 12 raste te reja me COVID-19

KOSOVË- Vijon të mbetet e stabilizuar situata epidemiologjike në Kosovë, ku asnjë person nuk ka humbur jetën gjatë 24 orëve. Si rezultat i 1898 testimeve të kryera, 12 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 13 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.425 qytetarë kanë arritur ta fitojën luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.839, ndërkohë që ai i viktimave është 2.264 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, 133 qytetarë janë aktivë me koronavirusin në të gjithë vendin.

919 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë, ndërsa deri më tani janë vaksinuar 253.858 qytetarë.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës