KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronaviruisi. Si rezultat i 1.424 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 16 qytetarë.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 320 raste aktive. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë shëruar 10 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.811.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës, ku 763.652 qytetarë e kanë marrë edhe dozën e dytë.