Kosovë/ Asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit! Regjistrohen 20 raste të reja infeksioni

Kosovë/ Asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit! Regjistrohen 20 raste të reja infeksioni

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjikë në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Ndërkohë, si rezultat i 2.072 testimeve, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë 427 raste aktive në të gjithë vendin. Në 24 orë janë shëruar 31 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157.256 që prej fillimit të epidemisë në vend.

Nga nisja e procesit të vaksinimit në Kosovë, janë vaksinuar 1.542.975 qytetarë, ku 707.296 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat. Sakaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës anti- COVID.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave