Kosovë, Avokati i Popullit kërkon të rishqyrtohen masat anti-COVID: Vendet e rajonit nuk kërkojnë tre doza të vaksinës

Kosovë, Avokati i Popullit kërkon të rishqyrtohen masat anti-COVID: Vendet e rajonit nuk kërkojnë tre doza të vaksinës

Foto ilustruese

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, në një opinion publik lidhur me masat në fuqi kundër koronavirusit, ka thënë se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00.

Avokati i Popullit ka thënë se në vend të kufizimit të qarkullimit “do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura”.

“Praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës”, thuhet në opinion.

Po ashtu aty thuhet se pjesa më e madhe e shteteve, që nga fillimi i pandemisë, në hyrje-dalje të kufijve të tyre i kanë pranuar testet “antigen”, të cilat janë më të shpejta dhe më të përballueshme për xhepin e qytetarëve.

Në pikat kufitare të Kosovës, qytetarëve u kërkohet testi RT-PCR, i cili është dyfish më i shtrenjtë dhe merr më shumë kohë për t’u përpunuar në laborator.

Në Kosovë nga data 22 janar janë në fuqi masat e reja për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese apo nëse nuk e kanë dozën e tretë, të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

Me masat e reja është kufizuar qarkullimi nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Bizneset e gastronomisë zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri më 21:00. Muzika në këto biznese lejohet deri në orën 20:30./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?