/ATSH/.- "Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet", theksoi sot ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami gjatë një takimi me studentët e Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë, të cilët këtë vit kanë marrë mirënjohjen "Student i dalluar".
Sipas një njoftimi për shtyp të MASHT-së, në këtë takim me studentët ministri Bajrami tha se "ju jeni krenaria e Universitetit, sepse ne po punojmë që të krijojmë kuadro të rinj. Kosova ka një rini shumë inteligjente dhe ne jemi të detyruar të punojmë që të gjithë studentët të jenë të dalluar në mënyrë që të promovojmë shoqëri të zhvilluar për një shtet të fortë".
Studentët, theksoi ministri, janë promotorë të zhvillimit të një shteti demokratik, të zhvillimit të shkencës dhe fakti që kemi tani studentët më të mirë të Universitetit të Prishtinës, është një tregues i mirë që ky universitet meriton të ketë cilësi dhe vetëm cilësi.
Ministri Bajrami tha se "Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet, e në mënyrë të veçantë po punohet në një program për mbështetjen e universiteteve publike".
Sipas tij, së shpejti do të hapet debati për ligjin për Arsimin e Lartë, ku ndër të tjerë, do të jenë pjësëmarrës edhe studentët.
"Rinia jonë meriton që ëndrrat e veta t'i realizojë në Kosovë, t'i realizojë brenda universiteteve të forta ku ata ngritën si kuadër", theksoi ministri Bajrami, i cili tha se duhet të punojmë që universitetet tona publike të futen në një garë të konkurrencës për cilësi, e po ashtu të vendoset një rend te institucionet private të arsimit të lartë, në mënyrë që ato të zhvillojnë kapacitetet e veta akademike.
Në emër të studentëve që kanë marrë mirënjohje si studentë të dalluar të Universitetit "Hasan Prishtina", studentja Elsa Bajrami falënderoi ministrin e Arsimit për përkrahjen që po iu jep studentëve. "Çmimi që kemi marrë nga Universiteti dhe përkrahja juaj do të na motivojë më shumë që të punojmë dhe të ndihmojmë në përparimin e Universitetit tonë, por edhe të shtetit tonë"./KosovaPress/
/Shqiptarja.com