Kosovë-Çollaku për “Der Standard”: Ne duam karrotat nga BE-ja

/ATSH/.-Ministri kosovar i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, në një Intervistë për gazetën austriake "Der Standard", ka folur për procesin e liberalizimit të vizave, MSA-në, migrimin ilegal dhe dialogun me Serbinë.

Duke folur për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me Bashkimin Evropian, Çollaku ka theksuar se në takimin që ka patur me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, BE nuk ka asnjë kërkesë shtesë nga shtetet anëtare.

Sipas tij, dokumenti është në procedurë të përkthimit dhe sapo të përfundoje mund të bëhet edhe nënshkrimi.  "Sapo të përfundojë, ne presim nënshkrimin e tij.  Ne presim që kjo të ndodhe shumë shpejt, në prill ose maj, sa më shpejt aq më mirë", ka shtuar Çollaku, bën të ditur zyra e tij.

Në këtë intervistë, ministri Çollaku ka folur edhe për procesin e liberalizmit të vizave. Ai ka thënë se ky proces tashmë ndodhet në duart e shteteve anëtare të BE-së. "Unë do isha shumë i zhgënjyer, ashtu siç do të ishin qytetarët e Kosovës, nëse liberalizimi i vizave nuk do të ndodhe deri në fund të këtij viti", ka shtuar ai.
Sipas Çollakut, të gjithë sytë janë të drejtuar në dhjetor nga Bashkimi Evropian, meqë në atë kohë prezantohen lajmet e mira dhe të këqija për shtetet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

I pyetur për migrimin ilegal, ministri i Integrimeve Evropiane ka thënë se kjo mund të ndalet, duke iu mundesuar qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë në zonën Shengen. "Liberalizimi i vizave mund të ndale në mase të konsiderueshme migrimin ilegal. Nëse ne bëhemi pjesë e zonës Shengen, duhet t'i respektojnë rregullat e tyre. Rritja e numrin të migracionit përbën shqetësim për ne. Ne jemi duke ndërmarre hapa për të parandaluar migrimin ilegal, por kjo nuk është aq e thjeshtë", ka thënë ai.

Çollaku ka akuzuar Serbinë për mungesë vullneti për të bashkëpunuar në parandalimin e migrimit ilegal, ndryshe prej Kroacisë dhe vendeve tjera të rajonit. Ai është përgjigjur edhe në pyetjet lidhur me Trepçën, dukë thënë se ajo i takon Kosovës dhe për të nuk do të ketë dialog me asnjë shtet
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU