Kosovë/ Dënohen me nga 2 vite burg 3 personat që dhunuan gazetarin Valon Syla

Kosovë/ Dënohen me nga 2 vite burg 3 personat që dhunuan gazetarin Valon Syla

Valon Syla

Kosovë - Dhunimi i gazetarit të njohur në Kosovë, Valon Sylës, më 11 Prill të këtij viti, tronditi opinionin publik dhe nxorri në pah që censura mundohet të prevalojë mbi fjalën e lirë edhe në ditët sotme.

Së fundmi, 3 autorët të cilët dhunuan gazetarin Syla raportohet se janë dënuar përkatësisht me 2 vite burg secili.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H janë akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sepse me datë 11.04.2023, rreth orës 23:00, në Prishtinë të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, kishin lënduar lehtë të dëmtuarin V.S, për shkak të një publikimi në profilin e tij në rrjetin social "Facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa. Ata paraprakisht e kishin përcjellë të dëmtuarin nga TV 7 dhe e kishin sulmuar fizikisht me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.

Syla u sulmua në muajin prill të këtij viti pak pas pjesëmarrjes në një debat televiziv.

Pas sulmit, gazetari ka aluduar se dhuna ka ardhur si pakënaqësi ndaj disa reagimeve të tij rreth ngjarjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, të cilat sipas tij “kanë nxitur komunitetin e militantëve islamik të organizojnë sulm fizik të paramenduar”.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja