Kosovë/ Deputetët e Vetëvendosjes pengojnë deputetët serbë të hyjnë në Kuvend, Konjufca ndërpret seancën

Kuvendi i Kosovës, 05 nëntor 2024

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar të pengojnë deputetët e Listës Serbe që të mos futen në sallën e seancave plenare të Kuvendit të enjten (05 nëntor 2024).

Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe se ata po paraqiten në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar që të sigurojnë pagën.

"Turp të keni", u është drejtuar deputetëve të LS-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai e ka ndërprerë seancën. 

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë", ka thënë Konjufca. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve