Kosovë/ Drafti për asocacionin nuk do dërgohet në kushtetuese, qeveria: Non paper, jo detyrues! Serbia s'e ka pranuar

Qeveria e Kosovës nuk i jep rëndësi draf statutit të propozuar nga BE për asocacionin të prezantuar në 2023. Një këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, i tha KosovaPress se dokumenti mund të marrë karakter detyrues vetëm nëse Serbia do të kishte pranuar që të nënshkruhet Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, të dakordësuara vitin e kaluar.

Jeton Zulfaj thotë se draft-statuti i asociacionit i hartuar nga BE-ja ka mbetur si një propozim.

“Vitin e kaluar ju e mbani mend, më 26 tetor qe ofruar nga kryeministri që të nënshkruhet marrëveshja në mënyrë që drafi, të cilin ata e kanë propozuar, të mund të merrte epitetin e një obligimi, që pastaj mund të kthehej për Kosovën. Mirëpo Serbia refuzoi ta nënshkruajë dhe qëndrimi i kryemoinistrit menjëherë ka qenë: pa nënshkrim nuk ka pranim. Rrjedhimisht kur Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë, ajo nuk e ka pranuar”,- thotë Zulfaj.

Zulfaj akuzon Serbinë për destruktivitet në dialog dhe moszbatim të marrëveshjeve, ndërsa pret qasje të re në proces nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes dy vendeve edhe pse për momentin nuk janë planifikuar takime të nivelit të lartë në Bruksel.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr