PRISHTINE- Lajme aspak të këndshme vijnë nga Kosova pas deklaratës së kryeministrit Berisha se së shpejti do të miratohet ligji që lejon marrjen e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkombasit tanë pa asnjë kushtëzim. Vetëm 24 orë më pas, ditën e djeshme ka pasur dyndje në ambasadën tonë në Prishtinë, ku në mënyrë zyrtare mbi 300 qytetarë nga Kosova kanë paraqitur dokumentet për aplikim për të marrë shtetësinë shqiptare sipas premtimit të Berishës. Siç njofton e përditshmja kosovare "Kosova Sot", përfaqësues të Lëvizjes për Bashkim, zyrtarisht dorëzuan rreth 300 aplikacione për shtetësi shqiptare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.
Sekretari organizativ i kësaj lëvizjeje, Valon Murati, tha se në funksion të aksionit simbolik më 28 nëntor me moton "Një komb një pasaportë", janë mbledhur rreth 300 fletë aplikacione, të cilat u dorëzuan në Ambasadën e Shqipërisë. Ai tha se kjo është përputhur edhe me deklaratën e djeshme të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka thënë se do të procedohet ligji për shtetësinë shqiptare, që mund të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2013. Ndërsa Ambasada e Shqipërisë do të dorëzojë këto aplikacione në organet kompetente në Shqipëri. Dhe kur vetëm në ditën e parë pas deklaratës së Berishës pati 300 aplikime, ditët tjera do të ketë dyndje.
MUSTAFAJ- BUSHATI
Dhënia e shtetësisë pa kusht nga Shqipëria për çdo shqiptar kudo që ai ndodhet, si thelbi i projektligjit që kreu i qeverisë Sali Berisha lançoi një ditë më parë, bie ndesh me strategjinë kombëtare dhe kthen pas proçeset integruese. Kërcënimi i parë është ai i proçesit të liberalizimit të vizave, thotë Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit të Integrimit, ndërsa ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj shton se BE nuk mirëpret eksportimin e nacionalizmave drejt Brukselit. "Çështjet e shtetësisë dhe ligjit për shtetësinë, ajo e dhënies së pasaportave kanë kaluar nën një mbikëqyrje të imët nga BE para se shqiptarët të udhëtonin pa viza në zonën Schengen. Që do të thotë se çdo shmangie nga kontrata ekzistuese duhet të marrë miratimin e BE. Nëse Shqipëria vepron ndryshe, kjo mund të rrezikojë lirinë e vizave", thotë Bushati.
"BE ka probleme nacionaliste me vende si Hungaria dhe duke qenë se nuk e përzë dot, nuk dëshiron të afrojë vende të tjera që kanë probleme të kësaj natyre", thotë Mustafaj. Përpos kësaj pasoje të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë, Mustafaj e Bushati thonë se ky projekt është edhe antikombëtar, pasi do të shkaktojë spastrim etnik të zonave të banuara nga shqiptarët. Mustafaj shton se këtë nuk e ka bërë as Greqia e as Maqedonia fqinje me minoritetet e tyre në Shqipëri, jo se janë më pak nacionalistë se ne, por sepse sipas tij ky nuk është një akt i zgjuar kombëtar. "Ta kthejmë këtë në një valle të hapur më duket kundër interesave kombëtare. Në zona të banuara me shqiptarë si Presheva, Plava dhe Gucia mund të zbrazen më shumë. Nëse zbatohet një projekt i tillë do t'i shërbente spastrimit etnik", vlerëson Mustafaj. "Imagjinoni nëse Greqia ose Serbia do hiqnin nacionalitetin e dyfishtë, çdo ndodhë me shqiptarët e Preshevës e Maqedonisë? Do ishin kolaterali i kësaj nisme", tha Bushati. "Kemi një nacionalizëm anakronik, por që është një kartë e djegur sepse Berisha e ka provuar dhe më parë po s'ka pasur sukses. Kjo është një tentativë për të shkëputur vëmendjen nga problemet e thella që ka Shqipëria sot", shprehet Bushati. "Përse e bën Berisha këtë, kjo mbetet në kuadrin e hamendjeve. Por ky është një projekt tërësisht i pavlerë përsa u përket shqiptarëve", tha Mustafaj. Kryetari i komisionit të integrimit dhe ish-ministri i Jashtëm thonë se sfida e shqiptarëve sot është të bëjnë shtetet e tyre sa më demokratike dhe bashkëjetesën e shqiptarëve në rajon sa më të barabartë, dhe të bashkohen nën projektin e integrimit në BE.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com, print)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com