Kosovë/ E përplasën me makinë dhe e dhunuan, detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçarit jetim, avokati: Ngjarje mizore! U la në rrugë për disa orë

Kosovë/ E përplasën me makinë dhe e dhunuan, detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçarit jetim, avokati: Ngjarje mizore! U la në rrugë për disa orë

Lulzim Fejzullahu

Podujeva para dy ditësh është tronditur nga vrasja e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Kososvë, nga dy djem të tjerë. Së fundmi, detaje të reja kanë dalë në dritë, ku ka folur edhe Avokati, Meshari Selimaj, i cili është shprehur se vrasja e tij, duhet cilësuar si vrasje e rëndë, sipas dispozitave të kodit penal, nisur nga fakti se ai është përplasur fillimisht me makinë më pas është goditur me shufra hekuri.

Duke shpjeguar nenet e kodit penal, ai tha se prokurorët e gjyqtarët duhet ta kenë parasysh kur të ngrenë akuzat, se vrasje e rëndë cilësohet vrasja në mënyrë mizore dhe dinake, e njëjtë me atë të 18-vjeçarit.

Ai tha gjithashtu se vrasje e rëndë konsiderohet edhe ajo kur pasi autorët e kanë sulmuar viktimën keq, e lënë në vendngjarje dhe largohen pa u interesuar për gjendjen e tij, gjë që sipas tij ka ndodhur edhe në vrasjen e 18-vjeçarit në Kosovë.

“Është dispozita e kodit tonë penal, vrasje në mënyrë mizore dhe dinake. Ligjvënësit e kanë parë që kur viktima është rrahur dhe është lënë jashtë për orë të tëra. Sipas kodit penal, vrasja mizore është që kur sulmuesit pasi e kanë goditur fortë viktimën, e kanë lënë në vend. Pra pa e ditur nëse do të përmendet ai apo jo. Do të rrijë një orë, 2 orë, apo gjithë natën. Procedura për të mitur është procedurë shumë e shpejtë. Duhet të merren shpejt deklaratat dhe çështja të çohet për gjykim”, tha avokati.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike