Kosovë e Shqipëri bashkë, Javës Kombëtare të Kulturës, i bashkohen edhe West Side Family dhe Loré

Përkon me Festat e Shpalljes së Pavarësisë Java Kulturore Kombëtare, ku Shqipëria mirëpret Kosovën, e dy shtetet e një kombi bashkohen në taban, por edhe në degëzimet bashkëkohore të kulturës...

Mbrëmjen e së premtes pranë “Pazarit të ri”, performuan në ambient të hapur disa nga hitet e tyre, grupi “West Side Family” me këngëtarët Roland Hysi dhe Armir Shahini, si dhe këngëtarja e muzikës pop Lore (Lorela Karoshi) ...

Lore e njohur po ashtu si ‘vloggere’, është një nga zërat e rinj premtues që ka marrë pjesë në kompeticione muzikore e  po fiton zemrat e publikut me këngë si “Tonight”, fryt i bashkëpunimit me emra të muzikës si Vin Veli, Alban Kondi e Elgit Doda. Së fundmi ajo ka publikuar dhe këngën “Fajet”...

Pas një maratone koncertesh muzikore, librash dhe ngjarjeve të tjera kulturore, ditën e nesërme Java Kulturore Kombëtare shënon dy aktivitete të tjera më peshë për të celebruar Festat e Pavarësisë. Ndërsa në mbrëmje  Teatri i Operas me sopranon Besa Llugiqin dhe Quartet, do të interpretojnë disa nga “Perlat shqiptare”, në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa do të mbajë një koncert të hapur...

Këto janë edhe aktivitetet që mbyllin maratonën e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës që zunë fill në prill të këtij viti... Një nismë që premtohet të kthehet në traditë edhe përgjatë viteve që do të pasojnë...

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm