/ATSH/.- Policia kosovare njofton se në orët e fundit, në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, Merdare dhe Dheu i Bardhë,ka fluks të lëvizjes së qyetarëve kosovarë që kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Në Merdare ka një fluks më të madh automjetesh, ku një automjet pret rreth një orë e gjysëm për të kaluar, ndërsa te Dheu i Bardhë po ashtu ka pritje në hyrje të Kosovës, por me intervale më të shkurtëra kohore, deri 40 minuta.
Policia e Kosovës, në njoftimin dërguar pak më parë, bën të ditur se departamenti i kufirit ka shtuar personelin, që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe t'iu mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e Kosovës.
/Shqiptarja.com