PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Në ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës u nënshkrua sot një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë dhe MSFK-së, për emërimin e nënkolonel Michael Gierse, këshilltar për çështje logjistike në Ministrinë e FSK-së. Marrëveshjen e nënshkruan ministri Agim Çeku dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, bën të ditur Ministria e FSK-së.
Në marrëveshje janë të përcaktuara fushat konkrete që e intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, gjithashtu edhe misionin, rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e këshilltarit gjerman që do të jetë i integruar në kuadër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Marrëveshja e sotme e nënshkruar nga ministri Çeku dhe ambasadori Blomeyer është rezultat i bashkëpunimit të dy ministrive dhe konform Marrëveshjes Bilaterale që ka Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë./k.s//a.ke/
/Shqiptarja.com