/ATSH/.- Ministri i Financave, Avdullah Hoti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe Guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza, po qëndrojnë në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të mbahen më 14 - 21 prill në Uashington DC.
Gjatë kësaj vizitë ministri Avdullah Hoti pritet të takohet me përfaqësuesit e lartë të Thesarit amerikan, Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, njoftoi Ministria e Financave./KosovaPress/
/Shqiptarja.com