PRISHTINË, 2 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun hungarez, Tibor Navracsics, duke e uruar për emërimin e tij në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë.
Ministri Hoxhaj falënderuar shtetin hungarez për mbështetjen e dhënë për Kosovën në nivel bilateral, si dhe në procesin e anëtarësimit të shtetit kosovar në organizata ndërkombëtare, së fundmi edhe në anëtarësimin e Kosovës në Komisionin e Venecias.
Hoxhaj vlerësoi përkrahjen e Hungarisë për axhendën integruese evropiane të Kosovës, si dhe ka theksuar se Hungaria mbetet partner rajonal i Kosovës, duke çmuar edhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it.
Ministri Hoxhaj dhe ministri Navracsics, janë pajtuar që të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin dhe konsultimet politike për çështje të interesit të përbashkët./k.s/