Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim në Kosovë, ku është takuar me ish-Ambasadorin William Walker dhe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj.
 
Idrizi  vlerësoi rolin e ish-Ambasadorit William Walker për sensiblizimin që bëri për krimet në Kosovë, çka solli më pas edhe ndërhyrjen e NATO-s si.
 
Ish-Ambasadori William Walker, ka luajtur një rol vendimtar në ndërgjegjësimin e mbarë opinionit botëror për krimet që po ndodhnin në Kosovë në vitin 1998-të pë këtë arsye ai i  dhuroi Walker dy dekorata simbolike, në emër të Shoqatës “Çamëria” dhe në emër të PDIU-së.

Nga ana tjetër Walker inkurajoi Idrizin për të vazhduar pa u ndalur në kauzën e drejtë të çështjes çame.

Gjithashtu Idrizi u takua dhe me kreun e AAK Ramush Haradinaj. Ai u shpreh se lirimi i tij është konfirmim i luftës së drejtë të UÇK-së.

“Lirimi nga akuzat dhe kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, është konfirmim i luftës së drejtë të UÇK-së", shprehet Idrizi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)