Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare vetë Krasniqi, i cili tha se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.
Përveç Krasniqit, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 edhe shumë zyrtarë të tjerë të sferës politike.
Në Kosovë, autoritetet deklaruan dje se gjatë 24 orëve të kaluara në vend pati 241 të identifikuar pozitiv me Covid në testet e tamponit si dhe 143 pacientë të shëruar, teksa numri i përgjithshëm i tyre deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.
Totali i rasteve pozitive në vend është rritur në 6286.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë po dje janë regjistruar edhe 6 viktima, për një total prej 150 vdekjesh që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Leni me kete parashtese ish,ish kryeparlamentari,ish-deputeti,ish-Kryeminsitri,ish zv.kryeministri,ish ministri, ish zv,ministri,ish e ish,gadi secilit ne Kosove po i shtohet e po i thuhet ish para emrin e tij,Jakupi dihet e njihet mjaftueshem pa i shtuar parashtesen ish.Mos rendoni lexuesin dhe degjuesin me keto ish-a, se jame bere refren banal per mediat dhe opinionin.
Përgjigju