PRISHTINË, 22 Shkurt/ATSH/ -Kosova, nga dita e hënë e deri të mërkurën, do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat do të jenë relativisht të ngrohta dhe të lagështa, me burim nga ana juglindore e Kontinentit.
Në këtë situatë sinoptike Kosova do të përfshihet nga një mot kryesisht i ndryshueshëm, i vranët, me reshje shiu, por që do të jenë prezent edhe orët me diell.
Në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera dhe me dëborë, bën të ditur njoftimi i dërguar sot nga Instituti Hidrometeorologjik.
Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin nga 1deri 4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës 11 deri 12 gradë celsius në jugperendim të Kosovës. Deri ditën e enjte do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-7 m/s, ndërsa ne ditet ne vijim do të fryjë erë nga veriperendimi, e lehtë deri mesatare. /b.j/ /gj.m/f.n/








