KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një kamion për mbledhjen e mbeturinave humb kontrollin dhe merr përpara disa vetura. Sipas mediave kosovare, supozohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin.
Policia e Kosovës ka raportuar për mediat se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura e një kamion dhe janë lënduar tre persona.
Komento