Kosovë, këngë për 5 vjeçaren
që i mbijetoi ortekut
9 viktimat, vendi në zi kombëtare
Topi ngushëllon homologen kosovare
Rama letër kryeministrit Thaçi

Kosovë, këngë për 5 vjeçaren<br />që i mbijetoi ortekut <br />9 viktimat, vendi në zi kombëtare<br />Topi ngushëllon homologen kosovare<br />Rama letër kryeministrit Thaçi
PRISHTINË - Tragjedinë në Restelicë e kanë raportuar edhe mediat e njohura, përfshirë AP, Reuters e BBC. Televizioni britanik fillon artikullin me shpëtimin e vajzës pesë vjeçare, ndërsa anëtarët e afërt të familjes gjetën vdekje në jug të Kosovës. ”Ajo është gjetur rreth 10 m nën bore, ndëkohë që është dëgjuar zëri i saj dhe një zile telefoni që binte”, raporton BBC.
Shaban Haxhi nga Restelica dhe imam në këtë fshat tregon për të përditshmen kosovare Express se ajo që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës e ka tronditur. Ky banor tregon edhe nxjerrjen e vajzës së vogël, të cilën sipas tij e shpëtoi mrekullia e Zotit.
“E kam dëgjuar një të qarë nëpërmes një gypi dhe shpejt e kemi hjekë borën. Vajzën e kemi gjetë të gjallë në duar të nënës së saj”, tregon imami i emocionuar.
Tani Amsera gjendet e shtrirë në spitalin e Prizrenit dhe mjekët tregojnë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Sipas mjekëve kur e kanë dërguar në spital ishte vetëm pak e ftohur, por analizat treguan se ndodhet në gjendje stabël. E rrethuar nga dajat dhe të afërmit tjerë vogëlushja nuk e ka idenë se cfarë është duke ndodhur. Sipas një personi i cili prezantohet si daja i saj, Amsera deri tani nuk ka përmendur as prindërit as vëllain e saj.
12 orë pasi Amsera Reka u gjet e gjallë nën rrënoja, e vetme në njërën prej sallave të Spitalit të Prizrenit asaj i është kthyer buzëqeshja, e rrethuar me njerëz që e duan dhe lodra. Ajo është tanimë trashëgimtarja e vetme e mbetur gjallë e fisit Reka.

KËNGA
Dy artistë kosovarë kanë publikuar sot një këngë kushtuar vogëlushes 5 vjeëare, Amsera Reka, e cila u nxor e gjallë nga shtresat e borës, ndërsa humbi 9 anëtaret e familjes në Kosovë. Këngën e tyre, Gjira dhe Ardin e kanë titulluar "Fati në fatkeqësi".

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024