Kosovë - Është dënuar me gjashtë muaj burgim Kadri Xhemaili për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje në seancën gjyqësore të premten, shkruan Gazeta Express.
“Marrëveshja është arritur me vullnet të lirë, pa asnjë presion. Pas konsultimit të mjaftueshëm të pandehurit me të mbrojturin e tij, i njoftuar me pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë dhe se aktakuza e ngritur është e mbështetur në prova të ligjshme dhe të cilat vërtetojnë se i njëjti i ka marrë veprimet si në dispozitiv të aktakuzës. Meqë marrëveshja është e mbështetur në Kodin e Procedurës Penale, kërkoj nga ju që ta aprovoni marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, tha Prokurori Bekim Kodraliu.
Ndërkohë mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi pohoi se mbrojtja mbetet pranë marrëveshjes së arritur me Prokurorinë për pranimin e fajësisë. Në seancë ka munguar Albin Kurti. Gjyqtari Rrahman Beqiri tha se Kurti e ka pranuar ftesën, ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Xhemaili, më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin Albin Kurti.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta.
-
Kështu është kur funksionojnë Gjykatat! Para një jave kërcënohet Albin plehri drejtësia e dënon në mënyren mëtë shpejtë! Kësajë i thonë drejtësi jo di tek ne, që kryeministri kërcënohet , shahet me nënë, motër, robshpije dhe drejtësia e krimit, bandave e kapur nga krye krimineli Berisha nuk rreagon siç reagoj Gjykata e Kosovës kjo lshtë drejtlsi.
Përgjigju








Komente
Komento