Kosovë -Komisioneri BE-së Hahn nis takimet e vizitës me Presidenten Jahjaga

/ATSH-B.Jashari/.-Komisioneri i BE-së për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, vizitën për herë të parë në Kosovë, sot e nis me pritjen nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e më pas nga Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në vazhdim, Komisioneri BE-së Hahn do pritet në takim nga Kryeministri Isa Mustafa, ndërsa i adresohen edhe Kabinetit Qeveritar, e më pas mbajnë konferencë të përbashkët për media, e në vazhdim të vizitës zhvillon edhe takime të tjera.

Sipas axhendës së dërguar nga kryeministria kosovare, fillimisht në orën 09:00 kryeministri Mustafa nis me mbledhjen e rregullt të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Komisioneri Hahn, sipas shtypit të sotëm kosovar, ka thënë në Bruksel se nuk pajtohet me ata që mendojnë se liberalizimi i vizave me Kosovën do të ishte përgjigjja më e mirë për problemin e shkaktuar me faktin se aq shumë njerëz duan të largohen nga Kosova.

Ai ka shprehur mendimin e tij se arsye kryesore pse njerëzit duan të emigrojnë është mungesa e perspektivës ekonomike, prandaj edhe zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës do të ishte, sipas tij, përgjigjja më e mirë në këtë rast, shkruan sot "Koha Ditore".

Hahn këtë e ka thënë në një takim me gazetarët nga rajoni në prag të nisjes së tij për vizitë në Maqedoni dhe Kosovë. I pyetur se sa mund të ndikojë çështja e emigrimit ilegal të kosovarëve në procesin e dialogut të vizave, Hahn ka thënë se "këto dy gjëra nuk duhen ngatërruar".

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen