Kosovë/ Ministri i Bujqësisë pozitiv me Covid-19

Kosovë/ Ministri i Bujqësisë pozitiv me Covid-19

Besian Mustafa

Minsitri i Buqesisë në Kosovë  Besian Mustafa ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai do të vetë karantinohet në shtëpinë e tij dhe se momentalisht ndjehet në gjendje të mirë shëndetsore.

Lajmin e ka bërë  të ditur vete ai nëpërmjet një statusi në Facebook

Postimi i plotë:

"Të dashur qytetarë,

Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv! Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.
Falënderoj familjen për kujdesin, si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirët për interesimin.

Por, falënderimet më të mëdha më duhet t'ia drejtoj punonjësve shëndetësorë të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’i gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.

Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë.Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19! "-shkruan ai ne Facebook

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët