Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Hekuran Murati

KOSOVË - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar Prokurorinë Speciale se po vepron në shërbim të opozitës, duke mos pasur si qëllim të luftojë korrupsionin por “ta luftojë Albin Kurtin”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati shprehet se hetimet e Prokurorinë Speciale për për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara, janë të motivuara politikisht.

“...Nëse me të vërtetë duhet konsideruar kontratat me procedurë të negociuar si potencial për korrupsion, atëherë hetimet do duhej të fillonin pikërisht nga këto vite, 2008 dhe 2015 për të gjetur korrupsionin më të lartë.  Por Prokuroria Speciale nuk i bën ato hetime, sepse Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë krimin e korrupsionin.  Prokuroria Speciale është e interesuar ta luftojë Albin Kurtin, për t’ia bërë një argat opozitës. Kjo dëshmohet edhe në shkresat që u dërgojnë institucioneve kur kërkojnë dokumentacionin për ‘kontratat njëburimore’ (termi i përdorur nga opozita), e jo ‘kontratat me procedurë të negociuar’ siç është termi zyrtar”, ka shkruar Murati në Facebook.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj postimit të ministrit Murati duke thënë se qeveria e vendit ka kryer një numër të lartë prokurimesh publike duke zgjedhur përfituesit privatë pa procedurat e tenderimit të hapur.

“Ministri i Financave, i cili deri më tani asnjëherë nuk ka folur për ndonjë politikë zhvillimore, kësaj radhe e paska marrë përsipër propagandën për  arsyetimin e kontratave njëburimore. Deri më tani i kanë dhënë hiq më pak se 2123 kontrata njëburimore, me vlerë totale prej 273 milionë euro! Këto kontrata, të dhëna me negocim direkt dhe pa ndonjë arsye për shmangie nga procedurat e tenderimit të hapur, nuk kanë sesi të kenë emër tjetër përveç korrupsionit dhe abuzimit me paranë publike. Ka ardhur koha që të kalojmë nga vlerësimi i fjalëve, te vlerësimi i veprave të tyre!” – ka shkruar Mustafa.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor