PRISHTINË, 23 Qershor /ATSH-B.Jashari/ -Me rastin e Ditës Olimpike Ndërkombëtare, Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik, i ka akorduar sot mirënjohje Ministrit kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, me motivacion "Për kontributin e jashtëzakonshëm në përhapjen, zhvillimin dhe mbrojtjen e Lëvizjes Olimpike në Republikën e Kosovës".
Kosovë, ministrit të Sportit mirënjohje në Ditën Olimpike
Ministri Krasniqi gjatë vizitës në selinë e KOK-ut, u ka uruar Ditën Olimpike Ndërkombëtare të gjithë sportistëve e sportdashësve dhe ka përgëzuar drejtuesit për punën dhe angazhimin në zhvillimin e sportit në vend.
Kosovë, ministrit të Sportit mirënjohje në Ditën Olimpike
Sot, në Ditën Olimpike Ndërkombëtare, u bë edhe prezantimi i dhjetë projekt-propozimeve në formë maketi për objektin e Pallatit Olimpik, një investim i MKRS-së, ku do të vendosen Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Paraolimpik i Kosovës si dhe Federatat e Sporteve të Kosovës. /gj.m//a.ke/