PRISHTINË, 25 Janar /ATSH/.- Ministrja për Dialogun në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita
Tahiri udhëton sot për ne Bruksel për një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
"Qëllimi i vizitës është vlerësimi dy palësh i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivelin të Kryeministrave të të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë dhe përfaqësueses së lart të BE-së Federica Mogherini", bëhet e ditur në njoftimin e dërguar.
Burimet zyrtare në qeverinë e Kosovës theksojnë se, "ministrja Tahiri në këto takime do të angazhohet për përshpejtimin e zbatimit të plotë dhe cilësor të marrëveshjeve të Brukselit dhe do të cilësojë se roli i Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi"./b.j/f.n/










