Ndalohen dy gardistët shqiptarë në Kosovë, u sekuestrohen armët e fishekët

Ndalohen dy gardistët shqiptarë në Kosovë, u sekuestrohen armët e fishekët

KOSVË- Dje në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan janë ndaluar dy pjesëtarë të gardës së Republikës së Shqipërisë dhe u janë konfiskuar dy pistoleta. Njoftimi është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Mediat kosovare bëjnë me dije se dy gardianëve nga Shqipëria u janë konfiskuar edhe 17 copë fishekë, ndërsa me vete kishin edhe lejet e përdorimit të armëve për territorin e Shqipërisë.

Të ndaluarit  janë dërguar para prokurorit përgjegjës për rastin, ndërsa mediat shkruajnë se pas intervistimit ata janë liruar pasi rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Njoftimi:

Rr. Marie Shllaku, Gjilan 09.08.2019-01:45. Raportohet se nga dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë zyrtar policor të gardës së Republikës së Shqipërisë janë konfiskuar dy pistoleta me nga 17 copë fishek për të cila armë ata posedonin leje për territorin e Shqipërisë. Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë para prokurorit përgjegjës për rastin, pas intervistimit janë liruar pasi rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë