Kosovë – Serbi, marrëveshja me
fusnotën dhe Pavarësinë

Kosovë – Serbi, marrëveshja me <br />fusnotën dhe Pavarësinë
BRUKSEL – Mes Prishtinës dhe Beogradit kanë mundur të arrijnë një marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Zëdhënësja e Banoreshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic bëri të ditur lajmin. Sipas saj marrëveshja u arrit për prezantimin e Kosovës në forumet rajonale dhe zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve.

MEDIAT KOSOVARE
"Pa paragjykim për pozicionin e palëve për statusin, në përputhje me 1244 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës", është formulimi i fusnotës, me të cilën Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale. Ky fakt publikohet nga mediat e Kosovës.
Sipas tyre, marrëveshja do të lejojë Kosovën që të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja në llogari të saj dhe të flas për vetveten në të gjitha takimet rajonale.
“Kjo i shndërron konkluzionet e arritura në muajin dhjetor në marrëveshje operacionale. Kjo do ti mundësojë palëve që të fillojnë të punojnë në çështjet praktike sikur që është buxheti” ka njoftuar BE.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane