Kosovë, nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit
PRISHTINË, 1 Korrik /ATSH-B.Jashari/ -Mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës, dhe kosorciumit fitues Bechtel&Enka sot u nënshkrua kontrata për ndërtimin e autostradës së re Prishtinë-Hani i Elezit (kufiri me Maqedoninë), Rruga 6. Komunikata dërguar nga Ministria e Infrastrukturës përkujton se në vitin 2008 Kuvendi i Republikës se Kosovës përcaktoi se ndërtimi […]
PRISHTINË, 1 Korrik /ATSH-B.Jashari/ -Mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës, dhe kosorciumit fitues Bechtel&Enka sot u nënshkrua kontrata për ndërtimin e autostradës së re Prishtinë-Hani i Elezit (kufiri me Maqedoninë), Rruga 6.
Komunikata dërguar nga Ministria e Infrastrukturës përkujton se në vitin 2008 Kuvendi i Republikës se Kosovës përcaktoi se ndërtimi i projektit te Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit është projekt prioritar dhe strategjik për infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Realizimi i këtij projekti nisi në qershor 2012, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për caktimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Rrugës 6.
Kosovë, nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit
Përcaktimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës ishte angazhimi i kontraktorëve me të mire përmes një tenderi ndërkombëtar, te cilët do ta ndërtonin projektin e ri me cilësi dhe parametrat më të mirë ndërkombëtarë.
Për më shumë se dy vite është punuar intensivisht nga Komiteti Drejtues, zyrtarë dhe ekspertë të shumtë dhe janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore e administrative për të siguruar transparencë të plotë dhe për të arritur një kontratë sa më të favorshme ekonomike për një projekt kaq të rëndësishëm për vendin.
Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se Projekti i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit do te realizohet bazuar ne standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorway Standards) dhe ka një çmim Fiks (Lump Sum) prej 599,944,263.54 Euro. Vlerëson se kjo është kontrata me e mirë dhe më e favorshme e arritur në rajon./z.t/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Pamje apokaliptike/ Los Anxhelos, qyteti i 'engjëjve' i kthyer në një ferr
11 Janar, 09:59
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës (VIDEO+FOTO)
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40