Kosovë, nesër zhvillohet në Kuvend seanca për votimin e qeverisë së re

Kosovë, nesër zhvillohet në Kuvend seanca për votimin e qeverisë së re

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën në ora 11 të mbahet seanca, në të cilën pritet të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u deklaruar i bindur se të mërkurën do të votohet qeveria e re.

“Ne jemi të sigurt që e kemi thirrur një seancë për nesër në ora 11 dhe në të cilën secili deputet mbi bazën e bindjes së vet do të votojë”, ka deklaruar Gashi.

Vendimi i kryesisë vjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, me tu publikuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, iu drejtua Kuvendit me kërkesë për seancë.

Pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, LDK-ja ka arritur koalicion të bashkëqeverisjes më Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 6 nëntorit të vitit të kaluar, LDK-ja doli partia e dytë në zgjedhje. Në rast të votimit të suksseshëm në Kuvend të qeverisë Hoti, atëherë, Kosova për herë të parë do të ketë një qeveri në kuadër të së cilës nuk është partia fituese e zgjedhjeve.

Më 30 prill, ditën që presidenti i Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar interpretimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit.

Vetëvendosje pretendonte se presidenti Thaçi kishte bërë shkelje kushtetuese kur kishte nxjerrë dekretin për mandatimin e Hotit për shkak se kjo e fundit nuk e kishte konsumuar të drejtën e saj për propozimin e mandatarit të ri, pas rrëzimit të qeverisë.

Por, Gjykata Kushtetuese, e shpalli të ligjshëm dekretin e Thaçit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja