Kosovë/ ‘NEWBORN’ edhe këtë vit me pamje të re, frymëzuar nga AI

Kosovë/ ‘NEWBORN’ edhe këtë vit me pamje të re, frymëzuar nga AI

Dizanji i ri i 'NEWBORN' në Prishtinë

Prishtinë-Monumenti i pavarësisë NEWBORN do të vijë sërish me pamje të re për Ditën e Pavarësisë së Kosovës këtë herë me një koncept që pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, synon të bashkojë punën e njeriut me AI, duke reflektuar ndikimin që ka inteligjenca artificiale në jetët tona të përditshme.

“Sivjet NEWBORN i dedikohet AI, por për me e ngjyrosë, hala na duhet dora edhe shpirti i njeriut.

Prandaj, nëse vizaton mirë, ke vullnet me ndihmue edhe do me kontribue në zbukurimin e qytetit, hajde ndihmoji ekipit më të dashtun në botë për me i ngjyrosë edhe do lule që kanë mbete”, shkroi Ismaili në Facebook.

NEWBORN u ndërtua pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Çdo vit dizanji i saj ndryshon në varësi të temës që autorë të ndryshëm zgjedhin të krijojnë diçka në veprën murale që është kthyer në një atraksion turistik edhe për shumë vizitorë.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!