Bjeshkët e Sharrit në Kosovë, në këtë stinë, mbi supe ende mbajnë dëborën e bardhë, ndërsa luginat dhe livadhet poshtë tyre janë mbuluar nga gjelbërimi, lulet shumëngjyrëshe dhe ujërat e kristalta që vërshojnë nga përrenjtë malorë.
Kontrasti mes majave të mbuluara me borë dhe natyrës që ka 'shpërthyer' në jetë krijon një pamje mahnitëse.
Panorama që të ofrohet ngjan me një peizazh të pikturuar në telajo, ku çdo ngjyrë dhe çdo detaj duket i vendosur me kujdes nga dora e një artisti.
Në këtë mozaik natyror, ajri i pastër malor, zhurma e ujit që rrjedh dhe qetësia e pafund e bjeshkëve e bëjnë Sharrit një nga destinacionet më mbresëlënëse të kësaj periudhe të vitit.
Komente









