/ATSH/.-Norvegjia është e interesuar që të përkrahë edhe më tej Republikën e Kosovës, në veçanti në projektet që kanë të bëjnë me ofrimin e rendit dhe ligjit për të gjitha komunitetet në vend.
Këtë e theksoi sot ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu, në takim me ministrin kosovar të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, duke uruar emërimin e tij në postin e ministrit.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, në veçanti për sundimin e rendit dhe ligjit në vend, thekson njoftimi dërguar nga Ministria e Brendshme.
Ministri Hyseni e falënderoi ambasadorin Braathu për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia ka dhënë për Kosovën dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme në veçanti.
/Shqiptarja.com