Në vazhdimin pakminutësh sot të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të nisur në 17 korrik, kandidati i PDK-së, Arsim Bajrami, nuk mori vota të mjafueshme për t'u zgjedhur kryeparlamentar. Kryesuesja, deputetja më e vjetër, Flora Brovina, ndërpreu seancën pas votimit, pasi konstatoi se për Bajramin 44 vota ishin pro, 61 kundër, 11 abstenime. Në sallë ishin 116 deputetë.
"Konstatoj se kandidati nuk mori vota të mjaftueshme për t'u shpallur Kryetar i Kuvendit, ndaj për shkak të votave të pamjaftueshme të kandidatit të PDK-së, e cila e ka të drejtën e kandidimit të kryetarit të Kuvendit, jam e detyruar ta ndërpres këtë seancë. Deputetët do të lajmërohen me shkrim për vazhdimin e seancës konstituive, gjatë javës së ardhshme", tha Brovina. /ATSH/
/Shqiptarja.com